Role me petë të gatshme me mish të grirë
Përbërësit
- 1/2 kg petë të gatshme
- 1/2 kg mish i grirë viçi
- 400 ml shtalpe e embel
- 2 pako pluhur paste(pecive)
- 6 vezë
- vaj
- kripë
- Piper te zi
Hapat
- Thyejme dy veze dhe i ndajme te bardhat nga te verdhat.
- I hedhim ne dy ene te ndara. Kater vezet e mbetura i thyejme ne enen me dy te verdhat e vezes dhe i rrahim me pirun.
- Vezet e rrahura i hedhim ne ene te thelle. Ne ene e shtojme shtalpen dhe aditivin per brume.
- Hedhim vaj dhe perziejme me tel kuzhine. Ne vajin e nxehte ne tigan e skuqim mishin e grire.
- Hedhim kripe dhe piper te zi. Siper petes se pare hedhim vaj dhe siper e veme peten e dyte.
- Edhe siper saj hedhim vaj. E veme peten e trete. Siper petes veme nga masa nga ena e thelle.
- Siper hedhim vaj. Ne njerin skaj te peteve veme mish te grire te skuqur per se gjati.
- Petet i mbeshtjellim ne forme roleje. Ne tave hedhim vaj. I presim skajet e roles dhe e veme ne tave.
- Ne te njejten menyre pergatisim edhe 3 role. Me luge i rrahim te bardhat e vezes. Me furqe kuzhine i lyejme rolete me te bardhen e rrahur.
- Taven e veme ne furre. Pjekim 30 minuta, ne temperature prej 200 grade.
- Rolet e pjekura i presim ne copa dhe i rendisim ne pjaten per servirje, dekorojme me ca dege kopri.