E kush është ai që nuk e di se makaronat zihen me uje. Por një recetë e veçante është ajo qe permban qumësht dhe djathë. Ja si mund të pergatitet ajo:
Përbërësit për këtë recetë :
- 300 gr makarona,
- 4 thelpinj hudhër
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 1 lugë gjelle majdanoz
- 450 ml lëng pule
- 225 ml qumësht
- ½ filxhan çaji djathë i grirë
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja e recetës:
Hedhim hudhrat e copëtuara në një tigan me vaj ulliri dhe i gatuajme derisa të marrin një ngjyrë të artë.
Hedhim qumështin, gjalpin dhe lëngun e pulës dhe i përziejme mirë derisa gjalpi të shkrijë. Hedhim makaronat, pak kripë dhe piper për shije dhe i përziejmë herë pas here. I gatuajmë derisa të përthithin qumështin.
Në fund shtojmë djathin dhe majdanozin e copëtuar, i përziejmë që të kombinohen plotësisht të gjithë përbërësit dhe janë gati për t’u shërbyer