Këto janë frutat dhe perimet sipas stinëve dhe muajve të vitit | Si te gatuajme

spot_img

Ju premtova dje që do bëj një postim në lidhje me frutat dhe perimet sipas stinëve. Të më falni për vonesën por nuk ishte punë e lehtë. Theksoj që vetëm disa shtete në botë kishin një ‘chart’ apo grafik sipas vendit të tyre. Për mesdhe nuk gjeta dicka të ngjashme, kështu që është dashur që të bëj një kombinim të ushqimeve të tyre me njohurit që kam për rritjen e ushqimeve tona. Në grafik do të gjeni edhe fruta tropikale si banana, avokado, mango dhe I kam lënë për arsye që ju të keni njohuri se kur duhen përdorur dhe kur jo. Është një nevojë e patjetërsueshme që të ngrihet një ekip jo vetëm më nutricionistë dhe ekspertë të bioteknologjisë ushqimore apo bujqësisë dhe të hartojnë një diagram për frutat dhe perimet sezonale sipas muajve kur jepen me detaje koha e fillimit të përdorimit të ushqimit dhe koha e fundit e përdorimit të X fruti apo perimie. Theksoj gjithashtu që ka disa lloje të frutave dhe perime si psh ka shumë lloje mollësh dhe hic më pak se 500 lloje avokadosh që kanë sezone të ndryshme mbase të rritjes dhe pjekjes. Prandaj lind një nevojë e patjetërsueshme për ngritjen e një ekipi profesionistësh të cilët të mund të hartojnë diagrama të tillë. Vetëm përpilimi I këtyre orientimeve më poshtë me ka marrë hic më pak se 4 orë punë. Cdo shtet duhet të ketë grafikonin e tij të të ushqyerit me sezone. Uroj të aplikohet shpejtë!
Është një orientim shumë I mirë dhe ju shërben për t’u bërë klientë të zgjuar, pasi tregu ofron gjithcka.

STINA E DIMRIT:
Frutat: mollë, portokalle, kivi, limë apo limon jeshil, mandarina, dardhë, shegë.
Perimet: panxhar, lakra, kërpudha, patate, kungull dimri
STINA E PRANVERËS:
Frutat: banana, kokos, kivi, limon, ananas, mango, luleshtrydhe
Perimet: asparag, brokoli, lulelakër, panxhar, qepë e njomë, sallatë jeshile, kërpudha, spinaq, qepë
STINA E VERËS:
Frutat: boronica, kumbulla, pjeshkë, nektarina, mjedra, luleshtrydhe, bostan, qershi, kajsi
Perimet: panxhar,speca, lulelakër, karrotë, misër, kastraveca, patëllxhan I zi, bamje, kungull vere, domate
STINA E VJESHTËS:
Frutat: boronicë e kuqe, fiq, rrush, dardhë, shegë
Perimet: speca, brokoli, lakër e bardhë , e kuqe, kërpudha, kungull, patëllxhan I zi, patate
Ndërkohë, po ju rreshtoj më poshtë edhe ushqimet karakteristike sipas muajve të marrë nga Air culinare worldwide, por të kombinuara me klimën dhe ushqimet tona. E ritheksoj, ka nevojë për një ekip ekspertësh (nutricionistë, bioteknologë etj) për të krijuar një chart përfundimtar. Disa fruta apo perime përdoren psh në dy stinë të përafërta pasi kanë një kohë të fillimit të përdorimit të tyre dhe një kohë të mbarimit të përdorimit të tyre.

JANAR: Lakra brukseli, grapefruit,limon, portokalle, patate, patate të ëmbla, kungull dimri, dardhe, kivi, shegë, panxhar, kërpudha, ftonj, brokoli, agjinare, laker, lulelaker, karrote, panxhar i zi,labot, lepjete, finok, laker e kuqe, molle, portokalle, mandarine, dardhe, ftua, hurma, ulli.

SHKURT: lakra brukseli, lulelakër,limon, portokalle, kungull dimri, mollë, kivi, dardhë, ftonj, kërpudha, patate

MARSI: asparag, avokado,panxhar, brokoli, lakra brukseli, lulelakër, karrotë, limon, limë, spinaq,kivi, shegë, qepë e njomë

PRILLI: asparag, avokado,bizele, panxhar,brokoli, lulelakër, kërpudha, kajsi

MAJ: luleradhiqe, luleshtrydhe, kajsi, qepë të njoma,karrota, qepë, domate, qershi,kivi, asparag, patate te reja

QERSHOR: qershi, kastravec, domate,hudhra, qepë e njomë, luleshtrydhe, spinaq,

KORRIK: kajsi, boronica blu, brokoli, misër, kastravec, hudhra, qepë të njoma, sallatë jeshile, luleshtrydhe,mollë , banana, fiq, nektarina, kumbulla,qershi, bostan, pjeshkë, speca, qepë të njoma

GUSHT: speca, sallatë jeshile, selino, misër, patate, spinaq, domate, kajsi, boronica, qershi, bostan, karrota,misër

SHTATOR: mollë, boronicë blu, brokol, lulelakër, karrotë,misër, kastravec,patëllxhan I zi, hudhra, rrush, bizele, dardhë, pjepër, speca, kungull, patate, mjedra, domate, kajsi, nektarina, pjeshkë

TETOR: molle, dardhe, banana, boronice e kuqe,hurma arabie, fiq, rrush, kivi, shegë, panxhar, brokol, lakra brukseli, karrota, lulelakër, selino, misër, hudhër, patëllxhan

NËNTOR: mollë, panxhar, brokoli, lakra brukseli, lulelakër, patate, kungull dimri, ftonj, fiq, dardhë

DHJETOR: lakra brukseli, limon, portokalle, shegë, patate, kungull dimri, ftonj, mollë, dardhë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles