Përbërësit
PËR 6-8 PORCIONE
- 1kg kërpudha të mëdha
- 500gr mish të grirë
- 100gr djathë
- kripë
- vaj
Hapat
- Kërpudhave ua heqim bishtat, i pastojmë, i kryposim vetëm pak, pastaj një nga një i rendisim në tavë të lyer me vaj.
- Mishin e grirë e ngjesim njëjtë si për brumin e qofteve, pastaj kërpudhat i mbushim me mishin e grirë.
- Sipër kërpudhave shtojmë djathin, i spërkasim me vaj ato, dhe i pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë, për 25 minuta.