Përbërësit

  • 8 feta proshute te pjekur
  • 200 gr djath kremoz
  • 15 ullinj jeshil
  • 1/2 domate
  • 2 luge qumësht
  • disa gjethe borzilok te fresket
  • kripë
  • piper

Hapat

  1. I heqim berthamen ullinjeve dhe i presim ne copeza te vogla; presim ne kubik te vegjel domatet dhe grijme holle borzilokun.
  2. Ne nje ene punojme djathin kremoz me qumeshtin, shtojme pak kripe dhe piper derisa te perftojme nje krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutes. Shtojme ullinjte, domatet, borzilokun dhe i perziejme te gjitha bashke.
  3. Me kete mase lyejme fetat e proshutes te cilat i rrotullojme derisa te formohen rolète qe i fiksojme me kunja dhembesh (si ne figure).
  4. E servirim kete antipaste ne nje pjate te madhe te zbukuruar me gjethe sallate te fresket.