Përbërësit
PERBERESIT PER 5 PERSONA:
10 kumbulla te thata pa berthame
4 feta proshute te pjekur (mundesisht katrore)
60gr gjalpë
Hapat
Vendosim kumbullat e thata ne nje ene me uje te ngrohte dhe i leme ne kete menyre te zbuten per te pakten gjysme ore. Pasi te kete kaluar kjo kohe, i nxjerrim nga uji dhe i thajme me leter kuzhine
Presim cdo fete te proshutes se pjekur ne 3 rripa me te cilat rrethojme kumbullat e thata dhe i fiksojme me nje kunje dhembesh
I kaverdisim lehte ne tigan me pak gjalp ose margarine per rreth 2-3 minuta duke i rrotulluar here pas here
Kur proshute te kete marre nje ngjyre lehtesisht te arte, i vendosim ne nje pjate te ceket te zbukuruar me rrepka te vogla dhe gjethe marule te fresket ose perime te tjera dhe e sherbejme menjehere
KESHILLE: Ne vend te proshutes se pjekur, mund te perdorim edhe proshuten e dhjamosur te derrit (bacon ose pancetta), proshute krudo, spek etj
Gjithashtu per ta bere me te shijshme pjaten, fusim nje copez te vogel djath kackavall dele ne brendesi te kumbullave te thata (ne vendin e berthames)