Përbërësit:
makarona
2 patëllxhan
3 thelpinj hudhre
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
djath parmezan
Përgatitja:
Hapi 1
Patëllxhanët qërojini e më pas pritini në kubikë të vegjël.
Hapi 2
Më pas skuqini lehtas në vaj ulliri. Pasi të jenë skuqur shtojuni thelpinjtë e shtypur të hudhrës dhe mëlmesa sipas dëshirës.
Hapi 3
Përziejini mirë të gjitha e pastaj me ndihmën e blenderit të dorës, masën shndërrojeni në pure.
Hapi 4
Purenë e përgatitur shtojeni tek makaronat e ziera e të nxehta.
Hapi 5
Para servimit përziejini mirë e shtoni djathin parmezan.
Hapi 6
Ju bëftë mirë.