Çaji i janarit që ç’helmon organizmin nga toksinat dhe shfryn barkun
Fillimi i janarit shfrytëzohet si periudha më e mirë për të përcaktuar objektivat që doni të realizoni për vitin e ri, si dhe të bëni bilancet e atij që sapo lamë pas. Por, duke qenë se vijmë fill pas festave ku është e pashmangshme të mos tundoheni nga ushqimet e shumëllojshme duhet të mendoni seriozisht për detoksifikimin e trupit. Living ju propozon një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut. Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe dafinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.
Përbërësit: 2 litra ujë, 10 shkopinj kanellë dhe thuajse 20 gjethe dafine.
Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë së bashku për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm.living.al
(Visited 89 times, 1 visits today)