Si ta përdorni vajin e arganit për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës, buzëve, flokëve, trupit dhe thonjve
Fytyrë: hidhni një pikë në mëngjes dhe një në darkë për të luftuar formimin e rrudhave dhe ngadalësimin e procesit të plakjes qelizore. Vaji i arganit vepron kundër akneve, rregullon prodhimin e yndyrës dhe parandalon formimin e shenjave në fytyrë.
Buzë: mund të përdoret për skrab për rigjenerimin lëkurës së buzëve. Mjafton të përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është i mrekullueshëm.
Flokë: i përshtatshëm për flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim dhe që nuk rriten. Lufton formimin e dy kokave, mjafton të hidhni disa pika mbi duar dhe ta aplikoni me kujdes mbi flokë. Mbajeni një orë më pas lajeni kokën siç bëni gjithmonë.
Trup: vaji i arganit mund të përdoret si skrab edhe për trupin. Merrni tri lugë gjelle vaj argani dhe 3 lugë gjelle kripë të bardhë, pastaj aplikojeni mbi trup të zhytur në vaskë, ose në dush. Fërkoni më shumë pjesën e brendshme të kofshëve, vithet, krahët dhe këmbët.
Thonjtë: ideal për forcimin e thonjve. Mund të aplikohet çdo mbrëmje mbi duar e thonj me një masazh në formë rrethore. Për një trajtim javor, zhytini për 10 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni, pastaj masazhojini.
(Visited 124 times, 1 visits today)