Lakror Devolli ( Receta gatimi nga Luli Collaku )
Përbërësit
500 gr miell,
pak kripë,
pak sodë buke,
pak vaj
Për mbushjen:
2 qepë
2 pyperka jeshile
3 domate mesatare
Përgatitja
1
Zemë brumin dhe e lemë të pushojë 15 – 20 minuta
2
Bëjmë mbushjen sipas dëshirës ose si kam vepruar unë. Marim 2 qepë, 2 pyperka jeshile, 3 domate mesatare, i grijmë imët dhe skuqim qepën bashkë me pyperkat sa të fillojnë te zverdhen pastaj hedhim domatet, i skuqim dhe pak dhe i hedhim pak ujë, pak kripë dhe e lemë të ziej rreth 20 minuta.
3
Marim brumin, e ndajmë në dy pjesë, pjesa lart do pak më shumë brumë se do hapet peta më e madhe,
4
hapim petën poshtë sa masa e tepsisë dhe e shtrojmë në tepsi të lyer me pak vaj, hedhim mbushjen pastaj hapim petën tjetër më të madhe në mënyrë që të mblidhet pak, e pjekim në furrë ( une e pjek në stobë me dru, bëhet më i mirë ) rreth 15 minuta, kur ta nxjerim nga furra ashtu të nxehtë e lyejm me gjalp, pastaj e mbulojmë me një tepsi tjetër më të madhe në mënyrë qe avulli ta mbaj lakrorin të butë