Cheesecake me kos ( Receta gatimi nga Evina Gjeci )
Përbërësit
150 gr biskota te thata
75 gr gjalp
300 gr kos
160 gr panna për embëlsira
50 gr pluhur sheqeri ( në mungesë të saj mund ti vini edhe sheqer të zakonshëm )
10 gr xhel frutash
Për salsën
200 g reçel luleshtrrydhe
3 gr xhel frutash
Përgatitja
1
Për bazën e tortës thërmojmë perpara biskotat me duar, më pas i kalojmë me mixer. Shkrijmë gjalpin, e bashkojmë me biskotat dhe më pas trasferojmë biskotat në tepsinë ku do bëjmë tortën dhe e vendosim në frigorifer.
2
Vendosim xhel frutash në një enë me ujë të ftohtë për 5 minuta. Shtojmë tek kosi, pluhur sheqerin dhe i përziejm mirë. Nxejmë 3-4 lugë kos, fikim zjarrin dhe shkrijmë xhel frutash të shtrrydhur mirë, e lejmë të ftohet pak dhe i shtojmë akoma 3-4 lugë kos dhe në fund e bashkojmë të gjith kosin.
3
Rrahim panna dhe e bashkojmë duke përzier me shumë delikatesë sëbashku me kosin dhe në fund e shtrojmë tek baza e tortës dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë.
4
Xheli i frutave të mbetura e lejmë 5 minuta në ujë të ftohtë, më pas e shkrijmë tek një lugë reçel i nxehur me dy lugë uji. I shtojmë reçelin e mbetur, i përziejm shumë mirë dhe i kalojmë në një kullesë. Me lëngun që do na dali e vendosim tek torta dhe e vendosim sërisht tortën për një orë në frigorifer.