Xukoto

spot_img

XukotoPërbërësit:

– 1 dozë pandispanjë
– 1 litër ajkë
– 100 gr bajame të pjekura
– 100 gr lajthi të pjekura
– 150 gr çokollatë
– 50 gr fruta të sheqerosura
– 50 gr sheqer pluhur

Për shurupin:

– 200 ml ujë
– 150 gr sheqer
– 3 lugë konjak brandy
– 3 lugë rum

Përgatitja:

Priteni në feta pandispanjën. Rriheni ajkën dhe lëreni të pushojë. Grijini bajamet dhe lajthitë dhe lëreni dhe thërrmojeni çokollatën. Përgatitni sherbetin duke zier ujë për ndonjë minutë e duke i shtuar pastaj sheqerin, konjakun brandy, rum dhe lëreni të ftohet. Lagini anët e tavës me ujë me sheqer dhe visheni me fetat e pandispanjës; lageni me sherbetin e përgatitur. Përziejeni me kujdes ajkën e rrahur me sheqer pluhur, bajamet e lajthitë e grira, frutat e sheqerosur të copëtuar, copëzat e çokollatës. Hidheni gjithë masën në tavë dhe mbulojeni me fetat e tjera të pandispanjës. Çojeni në frigorifer për 5 orë, së paku. Për ta hequr nga forma zhyteni në ujë të ftohtë për ndonjë minutë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles