Veze te furres me spinaq

spot_img

Perbersit:

-6 Kokrra veze
-500 gr spinaq
-400 gr beshamel
-6 Luge vaj ulliri ’’Altis’’
-1 Thelpi hudher
-1 Luge vere e bardhe
-100 gr djathe parmixhano i grire
-Kripe

Pergatitja
Nxehim furrën në 200 gradë celcius. Ziejmë spinaqin për dy minuta me pak ujë të valuar me kripë, e kullojmë nga uji i tepërt. Në një tigan të madh hedhim 4 lugë vaj ulliri ’’Altis’’, nje hudhër të grirë në copëza dhe më pas spinaqin që kemi kulluar e trazojmë për afro 3 minuta. I hedhim kripë dhe e hapim në një tavë furre. Në një tjetër tigan hedhim ujin, hedhim pak kripë, shtojmë një lugë uthull të bardhë. Në një pjatë thyejmë një kokërr vezë dhe më pas e hedhim në ujin e valuar. E lëmë të mpikset mirë dhe e heqim me ndihmën e një lugë me vrima. Këtë veprim vijojmë dhe me vezët e tjera. Pasi vendosëm vezët mbi spinaq shtojmë një shtresë beshamel, e spërkasim sipër me djathë parmixhano dhe e fusim në furrë për 5-10 minuta, derisa të marrë ngjyrë të verdhë. E heqim nga furra dhe e lëmë në temperaturën e ambjentit për 15-20 minuta dhe e shërbejmë te ngrohtë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles