Më poshtë do të sjellim disa ushqime për të cilat thuhet se ju bëjnë të bukur dhe gjithmonë në formë të mirë.
Shumë shpesh kemi thënë se ushqimi është njëri prej faktorëve që ndikon edhe në pamjen tonë. Dietologët amerikanë tregojnë se cilat ushqime ju bëjnë edhe të bukur.
E verdha e vezës, për thonj të bukur dhe të fortë
E pasur me vitamine B8, e verdha e vezës siguron elementet e nevojshme për prodhimin e thonjve rezistues.
Gruri, kundër plakjes së lëkurës
Pasuria e anti-oksidantëve që e karakterizon atë dhe në veçanti vitamina E mbron qelizat duke u bërë një aleat i mirë kundër plakjes. Gjithashtu përmban vitaminë B, e nevojshme për rritjen e flokëve.
Domatet, për mbrojtje nga dielli
Domatet mbrojnë nga rrezet ultravjollce. Licopena, molekula e cila i jep ngjyre të kuqe domateve që i karakterizon ato, është një antioksidant i njohur për aftësinë e saj për të neutralizuar radikalet e lira të prodhuara ndaj rrezeve diellore. Për këtë domatet janë ushqimi kryesor kundër rrudhave të vogla dhe njollave të errëta të lëkurës.
Peshku, për flokë të shëndetshëm dhe të bukur
Proteinat e pasura me acide sulfurike si peshku, mishi, etj., përbëjnë ushqimin thelbësor të flokëve. Nga ana tjetër është e rëndësishme të hani në mënyrë të ekuilibruar për të çuar në rrënjë të gjithë elementet e nevojshme për rritjen e flokëve, në mënyrë që të ruhet butësia dhe vitaliteti.
Avokado, kundër lëkurës së thatë
Avokado ofron ndihmë për lëkurë shumë të thatë. Ky frutë është veçanërisht shumë i pasur me acide yndyrore të ngopura, që favorizojnë hidratimin e lëkurës. Gjithashtu përmban vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm, në gjendje të mbrojë lëkurën nga radikalët e lira, i pranishëm në sasi të mëdha në lëkurë të thatë.
Boronica, një ilaç i mire anti-plakje
Kjo kokërr riparon dëmet e përditshme menjëherë nga lëkura. Përqendrimi i lartë i antioksidanteve prezent në boronicë i japin një funksion të vërtetë trajtimit anti-plakje.
Portokalli, për një energji të plotë
Vitamina C që përmban portokalli në sasi të lartë, është një molekulë e domosdoshme për prodhimin e kolagjenit, faktor i tonifikimit dhe rezistencës së lëkurës. Veç të tjerash kolagjeni është një nga molekulat më të mira i aftë për t’i dhënë shkëlqim ngjyrës tonë natyrale. Rezultati: Do të jeni rrezatuese!