Ushqimet antistres

spot_img

Ushqime te shëndetshme dhe stresi largohet vetë…kujdesuni për cfarë hani dhe do ta shihni që do të keni një humordhe ekuilibër të brendshëm më të mirë.

Stresi është një armik i keq, ndaj të cilit duhet të mësoheni të mbroheni në mënyrën më të mirë të mundshme për të mos humbur kontrollin nga aktiviteti i përditshëm. Në disa momente, mund ta ndjeni veten të pafuqishëm për të luftuar stresin. Ja disa këshilla për ushqimet e antistres:

Lajthitë- Janë të pasura me magnezium. Sipas disa studimeve, ndihmojnë për të mbajtur nivele të ulëta të kortizolit (i njohur si hormoni i stresit). Kujdes, lajthitë janë të pasura me kalori, kështu që, kush është në dietë, nuk duhet ta teprojë me konsumimin e tyre.

Brokoli- Ka pak kalori, shumë acid folik dhe favorizon reduktimin e stresit.

Sheqeri- Embëlsira ul nivelin e stresit. Mjafton një majë luge sheqer në gojë për të patur një efekt të ndjesisë së mirë. Kush nuk është në dietë nuk bën gabim të hajë torta dhe ëmbëlsira.

Karbohidratet- Ushqimet e pasura me karbohidrate rrisin nivelin e serotoninës, duke ndikuar te humori dhe duke sjellë clodhje.

Omega 3- Pjatat me salmon dhe ushqimet e tjera që përmbajne Omega 3, janë eliksirët e shkëlqyer për shëndetin e qelizave të trurit. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë yndyrna të shëndetshme ndihmon luftimin e stresit në mënyrën e duhur.

Cokollata e zezë- Me konsumimin e saj, rritet prodhimi i endorfinës. Cokollata përmban 300 përbërje të ndryshme, mes të cilëve edhe anandamidën, një substancë kimike që imiton në tru efektin e marihuanës dhe teobrominës, një stimulant mjaft delikat.

Një gotë qumësht në ditë- Qumështi përmban triptofan, i cili duke u metabolizuar, konvertohet në serotoninë (agjent për humorin e mirë). Kalciumi, magneziumi dhe potasiumi mund të kontribuojnë për të mbajtur të qëndrueshëm presionin e arterieve.

Pini cokollatë të ngrohtë- Pijet e ngrohjta rrisin temperaturën e trupit, një ndjesi që shkakton rehati të përgjithshme në organizëm.

Caj i zi- Ky lloj caji rregullon humorin. Kështu thote një studim i Universitetit College të Londrës. Konsumimi i cajit të zi, katër herë në ditë për gjashtë javë ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, sidomos pas një situate kritike.

Caj jeshil- Ky lloj caji është i pasur me teaninë dhe ndihmon në clodhjen e trurit. Studimet laboratorike tregojnë se caji është i pasur me polifenolë, që veprojnë si clodhës natyrale dhe ushqyes për stomakun.

Pini ujë të ftohtë- Konsumimi i ujit dhe më pas një ecje e gjatë në ajër të pastër do t’ju shërbejë për clodhjen e trupit dhe trurit. Uji është si benzinë për trupin dhe influencon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles