Perbersit:
10kg laker duhen:
*Kripe 2 1/2 filxhane caji ,
*uje 10 litra ,
*selino 4-5 gjethe ,
*koper ,
*uthull 4 gota ose acid acetik 1/2 gote.
Pergatitja:
Per 10 litra uje, 2 1/2 filxhane caji me kripe. Zihet dhe lihet te qendroje 12 ore. Zgjidhen lakra te ngjeshura te bardha, u hiqen gjethet jeshile , kocani i tepert , lihen te tera ose ndahen per gjysme. Ne fuci druri , balte ose qelqi shrtihen gjethet e lakres te ngjeshura njera pas tjetres, hidhen gjethe selinoje e koper , dhe siper gjethe lakre.
Vihet nje kapak prej derrase me nje peshe te rende ( gur te paster) , pastaj hidhet shellire dhe uthull ose me mire pak acid acetik. Mbulohet siper me nape te paster , lidhet gryka e enes dhe lihet 8-10 dite. Here pas here i hiqet cipa qe i krijohet ne siperfaqe dhe pas 10-12 ditesh i kullohet lengu nje dite po dhe nje dite jo dhe i hidhet persei siper.
Shelira siper lakres duhet te jete rreth 10 cm. Lakra eshte gati pas 20 ditesh dhe ruhet ne vende te fresketa.