Turmeriku, erëza që ndihmon kundër sëmundjeve të veshkave

spot_img

Prevalenca e sëmundjeve të veshkave në Shqipëri ka pësuar një rritje progresive në vitet e fundit. Sipas të dhënave të Shërbimit të Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 1 në 10 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Në shumë raste, pacientë të caktuar ndjekin trajtime mjekësore në klinika a spitale por krahas tyre edhe terapi të mjekësisë popullore që përfshijnë kryesisht barishte, zhardhokë apo edhe erëza. Një ndër erëzat më të mira për shëndetin e veshkave e kundër sëmundjeve që i dëmtojnë ato, është turmeriku.

Turmeriku, Erëza Që Ndihmon Kundër Sëmundjeve të Veshkave
Sipas të dhënave kjo erëz ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave për pacientët që vuajnë nga këto sëmundje. Kjo mirësi e turmerikut i atribuohet kurkuminës, një përbërës aktiv që ngadalëson progresin e sëmundjeve kronike dhe parandalon probleme me veshkat. Kurkumina konsiderohet si antioksidant dhe anti-inflamator. Kurkumina i jep turmerikut edhe ngjyrën karakteristike.

Kurkumina është provuar të jetë efikase në trajtimin dhe mbajtjen nën kontroll të ulçerës peptike, psoriazës, diabetit, aterosklerozës madje edhe kundër kancerit. Studime të një shkalle të vogël mbi vlerat e kurkuminës tek turmeiku tregojnë se në vetëm tre muaj konsum të rregullt, ajo mund të ulë tensionin sistolik të gjakut, të shmangë lëshimin e proteinave të tepërta në urinë si dhe shmang gjakderdhjen nëpërmjet rrugëve urinare. Për më tepër, është zbuluar se kjo erëz përmirëson treguesit inflamatorë tek pacientët e dializës, përmirëson nivelin e lipideve në gjak dhe ul rrezikun e sëmundjeve të veshkave.

Efektet Anësore Të Turmerikut
Në krahasim me kura të tjera natyrale, turmeriku është një erëz e sigurtë të cilën trupi e toleron edhe në doza të larta. Megjithatë, turmeriku ka nevojë të shoqërohet me piper në mënyrë që trupi të përthithë plotësisht vlerat e tij. Piperi i zi ndihmon në përthithjen e kurkuminës në një nivel mbi 2000 përqind. Tek disa njerëz, turmeriku mund të shkaktojë probleme me tretjen, si konstipacion, të përziera, të vjella, refluks acidik dhe dhimbje barku./AgroWeb


Top Channel

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles