Turli me bamje

spot_img

Nevojiten:
1/2 kg bamje
4 domate te kuqe te pjekura

1 qepe te madhe
3 thelbinj hudhre
pak rrenje xhenxhefili te fresket
buljon mishi ose pule
nje luge embelsire salce speci te kuq djeges (ne mungese te tij 1 luge gjelle salce domateje)
kripe , piper
5-6 luge gjelle vaj ulliri
pak uje

Pergatitja:
Qepet pritini si per gjelle , hudhren dhe xhenxhefilin grijeni holle dhe vijini ne skuqen ne tave.
Me pas shtoni aty dhe salcen e specit (ose domates) , buljonin e mishit (ose te pules) , pak uje si dhe kripen dhe perzijini.
Bamjet pritini ashtu sic i shihni ne foto , pergjysem.Priteni bamjen momentin e fundit , kjo parandalon qe nga bamja te rrjedhe ai lengu ngjites qe shume prej jush nuk e kane qejf.
Vijini te skuqen ne nje tave tjeter nen zjarr te forte per 3-5 minuta , pasi ky i fundit serish parandalon rrjedhjen e lendes ngjitese nga bamja.
Me tej hidhini bamjet e skuqura ne salcen qe pergatitet me pare (me qepe, hudhra,xhenxhefil etj) , shtojini siper dhe 4 domatet e grira holle dhe piperin dhe lejini te zihen per pak minuta ne zjarr te ulet.

Servireni te ngrohte.
Ju befte mire!

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles