Turistët rusë eksplorojnë Gurin e “Kamjes” në Pogradec

spot_img

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Guri i Kamjes, një monument i natyrës pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, është bërë pjesë e paketave turistike dhe po tërheq vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme të botës që vizitojnë vendin tonë.

Ditët e fundit, ishin turistët rusë, ata që vizituan dhe eksploruan bukuritë natyrore të veçanta të “Gurit të “Kamjes”, në Pogradec.

“Të mrekulluar nga Guri i Kamjes (monument natyre/ Pogradec), turistët rusë ‘lundruan’ në një det të gjelbër mbi një anije pompoze! Kënaqësi të ishim shoqëruesit e tyre”, shprehet një nga përfaqësuesit e operatorëve turistikë në Pogradec.

Guri i Kamjes, një monument i natyrës, ndodhet pranë fshatit Dardhë të rrethit të Pogradecit, në afërsi të Qafës së Lipovës, 1461 m mbi nivelin e detit.

Ai përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anije që lundron në një det të hapur”.

Është i gjatë rreth 100 m, i gjerë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.

Mbi këtë formë relievi veprojnë proceset e erozionit dhe era, që kanë gdhendur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike dhe didaktike me rëndësi lokale.

Mund të vizitohet sipas itinerarit: Pogradec-Leshnicë-Trebinjë dhe vlen si një destinacion për turizmin e natyrës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles