Turistët e parë nga Samara e Rusisë mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit

spot_img

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijon ulja e çarterave tursitikë.
Turistët e parë nga Samara e Rusisë, mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me kompania ajrore ruse, Ural Airlines.
Çarteri i parë turistik me 200 turistë rusë nga Moska mbërriti në 20 qershor në Tirana International Airport, ndërkohë që fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse, Ural Airlines.
Më herët është konfirmuar se shumë shpejt do të vendoset edhe linja turistike charter me San Petersburg.
Turizmi, është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit, ndërkohë që falë situatës së përmirësuar të pandemisë dhe lehtësimit të masave antikovid është rritur numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles