Trumza është erëza më e fuqishme anti-mikrobale dhe anti-bakteriale në botë.
Ajo e fillon efektin e saj që në kontaktin e parë me të, pra që në prekjen e parë që i bëjmë. Përdorimi i përditshëm i trumzës qoftë në përgatitjen e çajit apo edhe të gjellës, është një bekim për shëndetin tuaj dhe të familjes.
Tufat e gjelbra të trumzës të rreshtuara në mes të barishteve të tjera, janë nga më tërheqëset për syrin, por mbi të gjitha vlerësohen si magnet natyral i vlerave mirëbërëse për organizmin e njeriut.
Të lashtët e konsideronin atë si simbol të kurajos dhe sakrificës, por trumza është më tepër se kaq.
Për shembull, të parët tanë- pellazgët dhe ilirët e përdornin trumzën si një bimë fuqidhënëse para betejave, ndërsa në kohë paqeje e përdornin për të fermentuar verën e tyre tipike, të bërë me mjaltë dhe me ujë.
Kjo bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre me kërcell të gjatë e me rrënjë të shtrirë, ka efekte të jashtëzakonshme në luftën kundër mërzitjes, trishtimit dhe stresit, ndihmon fort në sistemin riprodhues dhe përmirësimin e tretjes.
Trumza rekomandohet gjithashtu si një kurë ndaj simptomave të një nate të kaluar nën shoqërinë e tepruar të alkoolit. Barishtja është e pasur me vitamina dhe minerale që janë të domosdoshme për mirëqenien e njeriut. Trumza e ka vendlindjen në Evropën Jugore dhe në Mesdhe, duke e bërë Shqipërinë një vendet më natyralisht të pasura me këtë bimë.
Lulet e saj janë të vogla në ngjyrë të bardhë ose vjollcë e çelur dhe shumë aromatike. Trumza (e thatë ose e freskët) përdoret shumë në kuzhinat shqiptare.
Vlerat e trumzës:
. Trumza ka përbërës aktivë të njohur për aftësitë në parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit.
- Trumza përmban thymol, një nga vajrat më të dobishëm esencialë. Ky vaj është antiseptik dhe lufton mykun.
- Trumza përban antioksidantë të shumtë si zeaksanthin, lutein, pigenin, naringenin, luteolin dhe thimonin. Barishtja kur është e freskët ka një prej niveleve më të lartë të antioksidantëve mes barishteve.
- Trumza është plot me minerale dhe vitamina. Është një nga burimet më të pasura të potasiumit, hekurit, kalciumit, manganit, magnezit dhe seleniumit. Potasiumi është një përbërës i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore që mbajnë nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut. Mangani përdoret në trup si një faktor ndërveprues për enzimat antioksidante. Hekuri nga ana tjetër është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
- Kjo barishte është e pasur me vitaminat B, beta karoten, vitaminën A, vitaminën K, vitaminën E, vitaminën C dhe acidin folik.
Trumza plotëson 27% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B6 e cila mban lart nivelet e neurotransmetuesve në tru që luajnë një rol në zvogëlimin e stresit.
- Vitamina C ndihmon trupin e njeriut të krijojë rezistencë ndaj infeksioneve dhe radikaleve të lira që shkaktojnë inflamacion.
- Vitamina A, një antioksidant i mirëfilltë që nevojitet për të mbajtur lëkurën dhe sytë të shëndetshme gjendet tek trumza. Konsumimi i ushqimeve natyrale që janë të pasura me flavonoidë si vitamina A dhe beta karoteni mbrojnë nga kanceri i mushkërive.
Përdorimet mjekësore të trumzës
Trumza përmban shumë vajra të rëndësishëm esencialë që kanë veti anti-septike. Përdorimi i ujit të trumzës ose çaji me trumzë ndihmon me kollën, fytin e acaruar dhe simptomat e bronkitit. Mund të beni gargare me trumzë si larës goje që ndihmojnë në trajtimin e karieve dhe gurëzave të dhëmbëve.
(Visited 402 times, 1 visits today)