Trilece

spot_img

Pëbërsit :
– 10 kokrra vezë
– 10 lugë sheqer
– 500 ml qumësht panna (psh. hopla)
-1 l qumësht kutie
-350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda)
– 300 ml karamele të parapërgatitur
– pak vaj për tavën për pjekje

Përgatitja:
Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të veçanta. Shtojmë sheqerin në enën me të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa të bëhen marengë. Shtojmë të verdhat, të rrahura më parë në enën ku i kemi vendosur, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel kuzhine. Pasi te lidhen, shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me qëllim që të mos e humbasim volumin.Tavën për pjekje e lyejmë me pak vaj dhe e shtrojmë me letër kuzhine për pjekje ne mënyrë të tillë që vaji të mos ketë kontakt me ëmbëlsirën.E hedhim në tavë masën e përgatitur dhe e pjekim për 5 min. në furrë të nxehur në 250 gradë dhe pasi të jetë pjekur sipër, e ulim gradën e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 10 min. të tjera.Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I përziejmë derisa të tretet qumështi panda. Më pas shtojmë qumështin panna dhe masa është gati.E heqim pandispanjen nga furra, e kthejmë në një tavë tjetër në mënyrë që t’i heqim letrën dhe e lëmë të ftohët.Pasi ftohet e presim në sa copë të dëshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumështit derisa ta absorbojë të gjithën. E lyejmë sipër me karamelen e parapërgatitur

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles