Trajtimi i sinuseve

spot_img

Trajtimi i sinuseve.
1. Xhenxhefili njihet si pajisje për zbutjen dhe parandalimin e kokëdhembjes. Pervec kësaj, është ilaç kundër infektimit, i cili lehtëson dhembjen.
2. Ekstraktet nga farat e grejpit shërojnë infektimet e ndryshme të sinuseve dhe me pak kujdes i bën të zhduken vetëm për disa ditë. Por, mos i përdorni në lukth të zbrazët, sidomos jo herët në mëngjes.
3. Uthulla e mollës. Gjatë ditës konsumoni uthullën e mollës në sasi të madhe me ujë.
4. Tretësira e piperit të kuq ndihmon në pastrimin e sinuseve. Por kjo përgatitje është e përshtatshme edhe për shërimi e të gjitha llojeve të ftohjes.
5. Eukaliptusi zbut pezmatimin e fytit. Po ashtu mund të ndihmojë edhe në zvogëlimin e indit të paprekur në sinuse.
6. Lëngu i limonit është i shkëlqyeshëm në luftën kundër viruseve dhe baktereve. Po ashtu, përdoreni në çaj, ngaqe shpëlan fytin.
7. Ushqimi i pasur me antioksidues ndihmon në ndërtimin e sistemit imun, si dhe në parandalimin e infeksionin që në fillim. Këtu bëjnë pjesë: boronicat, qershitë, limoni, portokallja, mandarina etj.
8. ‘Echinacea’ ofron rezultate të mira në zbutjen e ftohjes, si dhe nxit punën e sistemit imun. Në fillim të sëmundjes përdorni një sasi më të madhe, por pas tre apo katër ditëve, sasinë duhet ta zvogëloni. Gjithsesi duhet të keni kujdes se mos jeni alergjikë.
9. Vitamina C dhe zinku mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes dhe të zvogëlojnë simptomat. Merrni kapsula, sidomos gjatë sezonës së ftohjeve të shpeshta.
10. Dushi i ngrohtë. Derisa bëni dush, lejoni që uji i ngrohtë të rrjedhë përmes ballit dhe hundës suaj. Bëjeni këtë disa herë brenda ditës, por kini kujdes të mos digjni fytyrën si pasojë e ujit të ngrohtë.
11. Kaliumi shtesë ndihmon në tharjen e mukozës.
12. Mentja ndihmon në qetësimin e mukozës. Mund të konsumoni çaj, ngaqe kjo ua lehtëson frymëmarrjen.
13. Pastrimi i sinuseve ndihmon në kujdesin e shëndetit në përgjithësi, sidomos nga disa faktorë që vijnë nga ajri, si poleni për shembull.
14. Uji. Konsumoni ujë çdo ditë, së paku 8 deri 10 gota në ditë.

Pervec ketyre, ka edhe disa perime natyrale per trajtimin e tyre sic jane;
Domatja
Domatet paraqesin një burim të mrekullueshëm të vitaminës C, e cila lehtëson mbylljen e hundës dhe ndihmon në pastrimin e sinuseve. Thithja e aromës së portokallit,po ashtu, ndihmon në pastrimin e sinuseve. Studimet kanë treguar se, nëse hani portokaj çdo ditë, do ta zvogëloni dukshëm rrezikun nga inflamacioni i sinuseve, gjë që është sfidë e vërtetë për të gjithë ata që, të paktën një herë, kanë vuajtur nga inflamacioni i sinuseve.
Hudhra
Hudhra ka karakteristika të mrekullueshme antibakteriale dhe anti-kërpudhore, prandaj në mënyrë efikase e zbut inflamacionin e sinuseve, të shkaktuar nga bakteret, apo kërpudhat. Alicina, përbërësi i cili ia jap hudhrës aromën karakteristike, vepron si antibiotikët, për çka është shumë efikase në mjekimin e kësaj sëmundjeje të sikletshme.
Hithrat
Hithrat zbusin simptomat e inflamacionit të sinuseve, duke përfshirë edhe irritimin e syve dhe të kruarit e hundës. Kjo bimë rrënjore, nëse merret si çaj apo tinkturë, nxit punën e sistemit imunitar, i cili më pas në një mënyrë më efikase do të luftojë kundër infeksioneve të sinuseve. Po ashtu, do të ndikojë që nga hunda të dalë sekrecioni, i cili edhe shkakton atë dhembjen e padurueshme.

(Visited 268 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles