Tortilla e lehtë me patate

spot_img

Tortilla e lehtë me patateNëse jeni adhuruese e tortillave, kjo është një recetë më e shëndetshme se të zakonshmet:

Përbërësit

3 vezë
3 të bardha të vezës
30 ml qumësht i skremuar
500 gr patate
1 qepë
3 lugë vaj ulliri i pastër
shërbejeni me një sallatë të madhe të përzier (marule, domate, kastravec, selino dhe karrotë )
Përgatitja

Qëroni patatet dhe pritini ato në copa të vogla dhe të imëta. Nxehni vajin në tigan dhe skuqni qepën ngadalë deri sa të zbutet. Shtoni patatet, dhe mbulojini ato. Gatuajini në një nxehtësi shumë të ulët, për të paktën 20 minuta, por nëse duhet më shumë, në varësi të patateve. Trazojini vazhdimisht. Rrihni vezët dhe të bardhat e vezëve me pak kripë në një tas. Hiqni patatet dhe qepët me një lugë kuzhine me vrima dhe shtojini në tas me vezët dhe përzieni ato mirë. Hidheni përsëri përzierjen në tigan dhe gatuani omletën në një nxehtësi të lartë. Pas pak minutash, vendoseni tiganin mbi një skarë të nxehtë për të pjekur sipërfaqen e omletës. Pitja është gati kur sipërfaqja është bërë në ngjyrë kafe dhe e fortë. Shërbejeni me një sallatë të madhe të përzier.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles