Tortë të vogla me arra dhe me kakao

spot_img

Tortë të vogla me arra dhe me kakaoPërbërësit:

– 3 kokrra vezë
– 2 gota nga 125 ml me kos të bardhë
– 2 gota të vogla me kos me sheqer
– 2 gota të vogla me miell
– 2 gota të vogla me arrë të shtypura
– 1 gotë e vogël me vaj ulliri
– 1 lugë me kakao pluhur
– një qeskë e vogël me maja për ëmbëlsira dhe kripë.
Përgatitja:
Rrih në përzierës të tria vezët bashkë me sheqerin derisa të bëhet shkumë. Shtoji në fillim kosin dhe vajin dhe pastaj duke i përzier, miellin, arrat e shtypura hollë – hollë, kakaon dhe majanë të situra dhe pak kripë. Hidhe brumin në 6 forma të vogla për tortë të lyera mirë me gjalpë dhe të pluhurosura me miell. Piqi tortat e vogla për rreth 30 minuta në një furrë të nxehur që më parë ne temperaturën 160 gradë. Mund t’i shërbesh të shoqëruara me ajkë të ardhur ose të mbuluara me krem çokollatë.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles