-6 vezë,
-6 lugë sheqer,
-3 lugë arra të bluara,
-4 lugë miell,
-lëvore limoni.
Përbërësit për lyerje:
-Ajkë e ëmbël e tundur ose 200 gr arra të bluara,
-200 gr sheqer,
-Pak qumësht.
Udhëzime:
-Tunden vezët me sheqer në marengë të dendur.
-Shtohen arrat,mielli,lëvorja e limonit dhe të gjitha përzihen me lugë.
-Derdhet në tepsi të shtruar me letër dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur.
-Korja e pjekur përmbyset në pecetë të lagur.
-Ndërkohë 2 dcl ujë me 200 gr sheqer vlohen 10 minuta.
-Në këtë masë hidhen arrat,përzihen mirë dhe me këtë masë lyhet korja e pjekur e cila mbështillet në roladë.
-Pasi të ftohet mirë, mbi i hidhet sheqer pluhur,pastaj pritet në pjesë afro 2 centimetra trashësie.