Tortë Rafaello

spot_img

Përbërësit:
130 gr çokollatë për zirje

6 veze
130 gr gjalpë
100 gr sheqer pluhur
1 vanilla sheqer
100 gr miell
një lugë çajit aditiv
2 hoplla (schlagobers)
3 çokollata të bardha (jo çokollat te kuzhines, po psh. Milka e bardh. gjithsejt 300gr)
marmeladë kajsie 200gr
Kokos
Rafaello

Përgatitja:
Vezet i ndan, të bardhen e vezës e rrahim me mikser dhe më pas i hedhim sheqerin. Me një enë tjeter hedhim: gjalpin, sheqerin pluhur vanilla dhe të kuqen e vezës.

Të gjithat i përziejmë (për deri sa të nxehet furra, hidhni çokollaten në një piate dhe e fusim në furrë që të shkrihet).

Çokollaten e shkrirë miellin aditivin i hedhim në këtë mase dhe i përziejmë.

Tani përziejme dy masat, me një lugë jo mikser!

Sa më shpejt bëhet perzierja aq më mirë bëhet torta

Piqet 45 min 180°

Torten e lemë gjatë natës të ftohet.

Çokollaten e bardhë me hoplla (Schlagobers) e ziejmë deri sa të shkrihet edhe e heqim nga zjarri dhe herë pas here e perzieni që të mos bëhet shtresë e fortë çokollata, dhe e lëmë në frigorifer gjat natës.

Të nesermen kremin e përzieni me mikser, e ndani torten në 2 pjesë dhe e lyeni në mes me marmellade.

E lyeni torten me krem dhe e dekoroni me rafaello edhe me kokos. Ju bëftë mirë!

 

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles