Receta për tortë me yogurt
Përbërësit:
3 vezë
Nje gotë e gjysmë sheqer
1 yogurt
3 gota miell
Një bustinë maja
Një bustin vanilie
¾ gote vaj
Përgatitja:
Rrihni vezët me sheqerin, pastaj shtoni kosin dhe pastaj miellin, duke e situr mundësisht, më pas vaniljen, majanë dhe vajin. Hidheni në tavën e lyer me gjalpë dhe piqeni në furrë të nxehur paraprakisht 180 gradë celsius për 30-40 minuta. Spërkateni me sheqer pluhur në fund, ose zbukurojeni sipas fantazisë suaj.