Torte me Vishnje

spot_img

Torte me VishnjePerberesit per bazen e tortes:
-Biskota Digestive ( mundesisht) 160 gr
-Gjalpë 70 gr
-kripe 1 çikë
-Sheqer kallami 2 lugë

Perberesit për kremin
-Vishnje (qershi te zeza) leng 50 ml
-Vishnje te zeza 20
-Xhelatinë peshku 8 gr
-Filadelfia 250 gr
-Gjize (kjo italjane esht shume e mire) 500 gr
-Vanillin 1 pako
-Sheqer pluhur 1 lugë gjelle

Perberesit per mbulesen
-Vishnje 600 gr
-Vishnje 100 ml leng
-Xhelatinë peshku 8 gr
-Sheqer pluhur 3 lugë

Për të përgatitur bazën me biskota: Fusim biskotat ne nje mikser dhe i bluajm imet deri sa te marrin nje pluhur te imet. E hedhim masen ne nje tas shtojme gjalpin e shkrire pastaj shtoni sheqer kallami dhe përzieni mirë, e hedhim kete mase ne nje tave qe hapet ne te cilen kemi ven leter furre. E shtrojme ne te gjithe fundin e taves duke e bere masen e njetrajteshme me ndihmen e nje luge e rrafshojme. (shikoni ne foto) E fusim ne ngrirje per gjysme ore afershisht qe te behet e forte.

Kremi: Lajm qershite dhe i vejm menjane. Pas i kemi pastruar qershite sigurisht pa fara. Ne robot ose Rrafshe hedhim gjizen me philadephian e perziejm per pak caste deri sa te bashkohen bashke mire djathtrat. E hedhim ne nje ene, shtojme sheqerin pluhur dhe vanillin perziejm me luge druri sa te behet omogjene.

Fusim xhelatinen ne uje te ftohet qe te sbutet per disa minuta, deri sa te sbutet. Ne nje tenxhere te vogel vejme te ngrofet lengun e qershise dhe fusim mbrenda Xhelatinen e shtrydhur dhe e perziejm masen e lejm deri sa te shkrihet duke perzier, e lejm te vaket pastaj e hedhim tek djathtrat e perziejm deri sa te bashkohet masa. Shtojme mbrenda qershite te prera ne cope te medhaja perziejme e hedhim masen siper bazes biskot e rrafshojme mire me kremin e fusim ne frigorifer rreth 2 ore deri sa kremi te forcohet. Gjysem ore para se te e nxjerrim torten nga frigoriferi Pergatisim mbulen e fundit.

Marrin qershite e pa fara i hedhim ne nje tave ( duhet nga ato qe nuk ngjisin gjerat) shtojme sheqerin dhe e ziejme per 4-5 minuta deri sa te shkrihet sheqeri.

Vejm xhelatin ne uje te ftoht. Ngrohim 100 ml leng qershie pastaj hedhim xhelatin e shtrydhur perziejme shpejt dhe e hedhim siper qershivet qe kemi ne tave perziejme mire: E lejm te ftohet pastaj e hedhim kete mase ne siperfaqen e tortes e mbulojme mire.

E leme ne frigorifer per 4-5 ore deri sa te forcohet xhelatina e siperfaqes. Pastaj priteni. Konservohet ne frigorifer. Ju befte mire

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles