Përbërësit:
6 të bardha të vezës
6 lugë sheqer pluhur
4 lugë miell
14 lugë kokos
680 gr qershi (ose një kavanoz qershi (vishnje) nga kompoti
1 puding (vanilje)
3 lugë sheqer
2 puding (vanilje)
4 lugë sheqer
750 ml qumësht
500 ml ajkë (e ëmbël, hoplla për ëmbëlsira)
100 gr çokollatë për zierje
50 gr margarinë
Hapat:
Perziejme te bardhat e vezes derisa te behet shkume e forte,shtojme sheqerin gradualisht duke perzier dhe en fund shtojme miellin dhe kokosin.
Perzijme mire qe te gjithe perbersit dhe masen e qesim ne kallep te lyer dhe permillur me madhesi 35-45.
Pjekim ne 180 grade per 15-20 minuta.
Qershite-vishnjet I kullojme nga kompoti,kurse ne kompot te nxehte shtojme sheqerin dhe pluhurin e pudinges te tretur me 3-4 luge kompot te ftohet.
Perzijme derisa te trashet kremi I pudinges me kompotin dhe ne te shtojme pastaj qershite dhe kremin e nxehte e qesim mbi pandispanjen e pjekur dhe te ftohur tashme.
Pastaj ne nje ene qesim 600 ml qumesht dhe sheqerin,kurse pluhurin e pudingave e tretim me 150 ml qumesht te ftohet.
Perzijme se bashku pasi te vloje qumeshti dhe perziejme vazhdimisht derisa te trashet pudinga.
Ne pudingen e ftohur shtojme ajken e tundur ne shkume te forte dhe perziejme mire.
Kremin e qesim mbi kremin me qershit dhe rrafshojme mire. Persiper qesim glazuren me cokollaten e shkrire me margarine.
Pasi te ftohet mire presim ne katrorka sipas deshires.