Torte me Oreo pa pjekje
Perberesit * Oreo te gatshme te coptuara 300 gram
* 4 luge gjalp
* 175 gr Philadephia (krem djathi) * 200 gr pana per embelsira (hoplla) * Vanilje (1 luge caji nese eshte vanilje e lengshme ose 1 pako nese eshte pluhur) * 1/2 gote sheqer
Pergatitja
Hedhim oreot e coptuara ne nje tas. Shkrijme gjalpin dhe e bashkojme me oreot duke i perzier deri sa te behen mase homogjene.
Nje tave te vogel e mbulojme me leter furre dhe shtrojme masen e pergatitur duke e ngjeshur mire me fundin e nje gote ose me nje luge. E fusim ne frigorifer per 10 minuta.
Nderkoh ne nje tas tjeter hedhim philadelphia, e rrahim me mixer, me pas shtojme panen, vaniljen dhe sheqerin dhe i perziejme serish deri sa te behet mase homogjene. I shtojme oreo brenda, e perziejme serish me luge druri.
Nxjerrim taven nga frigoriferi, dhe hedhim mbi te masen e pergatitur duke e shtruar mir me lugen e drurit… Hedhim oreo mbi te.
E fusim ne frigorifer per 3-4 ore.
Ju befte mire. @arthenisa_arthe
Dergoni gatimet e juaja me foto ose video , gatimet e juaja do te postohen ne faqe me emrin apo faqen e juaj personale
@recetagatimi_shqip @recetagatimi_shqip @recetagatimi_shqip