Torte me molle PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM: 200 g gjalpë në temperat…

spot_img

Torte me molle

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:
200 g gjalpë në temperaturë ambienti-140 g miell pa gluten-70 g niseshte
120 g sheqer-3-4 mollë-3 vezë-1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur-1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)-3 lugë sheqer kaf-1 lugë kanellë pluhur
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë. -Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë. – Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul.-Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell. – Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles