Nevojiten:
700 g kumbulla
125 g gjalpë
125 g sheqer
Nje pako sheqer me vanilje
2 veze
175 g miell
1 lk maja birrë pluhur
100 g bajame të grira
Margarine për formen
30 g sheqer kokerrmadh
Përgatitja:
1. Pastrohen kumbullat dhe u hiqet berthama
2. Në një enë rrihen bashkë gjalpi i zbutur me sheqerin derisa të bëhet një masë kremoze, shtohet vanilja dhe vezët.
3. Veçmas bashkojmë miellin me majanë e birrës dhe bajamet e grira.
4. Përziehen të gjitha bashkë deri sa bëhet një brum i butë. Lyhet forma më margarine dhe hapet brumi mire mbi të. Vendosen kumbullat siper në formë luspash me pjesën e prerë siper.
5. Futet forma në furren e ngrohur më parë në 200 gradë dhe lihet të piqet për një orë e 10 minuta.
6. Hiqet, sperkatet me sheqerin kokërrmadh dhe lihet të ftohet. (më pas e keni gati)