Torte me kokos dhe cokollate

spot_img

Torte me kokos dhe cokollatePërbërësit për 16 copa:

-125 gr margarinë
-50 gr sheqer ngjyre kafe
-2 vezë
-200 gr miell
-2 Luge gjelle kakao
-1/2 pako pluhur pjekës
-100 ml qumësht

Përbërësit për mbushjen:

-0 gr griz (ermik)
-80 gr margarinë
-80 gr sheqer
-100 gr kokos
-2 pako sheqer vanille

Përbërësit për krem cokollatën:

200 gr cokollatë

Receta gatimi për torte me kokos dhe cokollate. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehim furrën në 180°. Lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët në mikser. Përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim në mikser. E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për tu pjekur për 25 minuta. Pasi të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize. Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje. Këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj. Cokollatën e shkrijmë (banjo mari) dhe me të lyejmë tortën sipër. Tortën e lëmë në frigorifer për disa orë të ftohet.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles