Tortë me karota

spot_img

Embëlsirë me origjinë italiane

Mënyra e pjekjes: në furrë
Koha e përgatitjes: 15 min
Koha e pjekjes: 60 min

Përbërësit :

450 g karota të grira me rende
8 lugë vermuth
100 g sheqer kallami
3 lugë niseshte
8 lugë miell
1 lugë e vogël maja
1 lugë e vogël kanellë
lëkurë e lëng të 1 limoni
1 vezë e rrahur
4- 5 lugë rrushë i thatë
një majë luge kripë
100 g gjalpë
verë

 Përgatitja:
Nxeheni furrën deri në 180°C. Shkrini gjalpin, punojeni niseshtenë me verë dhe perziejeni me të gjithë përbërësit e tjerë. Shtrini pak gjalpë të shkrirë në formën e kekut dhe hidhni sipër të gjithë përzierjen. Lëreni të piqet për rreth një orë. Para se ta shërbeni, lëreni të ftohet.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles