– 2 vezë
-1 lugë vaj
– 6 lugë sheqer
-7 lugë miell
-pak bakin
-5 fletë dafine
– 500 g kos
– 1 shkop vanilje burbon
– 200 ml ajkë të ëmbël
– 1 qese për përgatitje të masës së tejdukshme për sipërfaqe të tortës
– nga 250 g kajsi dhe mandarina nga konserva.
Gatimi:
Nxehet furra në 180 shkallë C. Tunden vezët me një lugë ujë të vluar, me vaj dhe me sheqer, që të bëhet një masë shkume. Përzihet mielli me gjysmën e qeses së bakinit dhe i shtohen masës.
Ky brumë qitet në kallëpin për ëmbëlsira (26 cm), rrafshohet mirë. Piqet në furrë për 20-25 minuta, nxirret dhe lihet për tu ftohur.
Xhelatina ulet sipas udhëzimeve në qese. Pritet shkopi i vaniljes dhe përbërja e tij përzihet me kosin.
Xhelatina kullohet dhe zbutet me 2 lugë ujë të nxehtë, kjo përbërje qitet në kosi n me vanilje. Futet në frigorifer për 20 minuta. Ajka e ëmbël tundet dhe i shtohet masës nga frigoriferi, e cila është bërë si zhele.
Biskota e pjekur qitet në sipërfaqen e gatimit, përthekohet me unazën për tortë dhe mbi të derdhet kremi i parapërgatitur. Ftohet në frigorifer rreth 3 orë, në mënyrë që kremi të shtrëngohet.
Pemët nga konserva kullohen dhe renditen mbi tortë. Nga shurupi i kajsive përgatitet derdhja, e cila hidhet mbi kajsitë. Mbahet në frigorifer derisa të shërbehet.