Përbërësit:
-250 gr sheqer pluhur;
-250 gr gjalpë;
-250 gr biskota të bluara;
-4 molla të tharta të grimcuara pa lëvore;
-5 banane;
-4 pako krem (shllag)
Përgatitja:
Përzieni gjalpin me sheqer pluhurin. Shtoni biskotat e bluara, mollat e grimcuara dhe tri banane të shtypura në formë pureje. Bëni një formë drejtkëndëshi për torten me gjysmën e masës.
Në mes vendosni 2 banane të tëra dhe mbi to edhe pjesën tjetër të masës së ëmbëlsirës. Pjesën e sipërme zbukurojeni me krem të bardhë (shllag)