Pjesa kryesore:
-200g bajame të bluara
Një çikë kripë
-1 lugë çaji pluhur për pjekje
-60ml ujë
-60ml mjaltë
-2 limonë të paspërkatur
-2 vezë
Për pastaj:
-250 ml jogurt grek apo krem i tharbët i trashë
-2 lugë mjaltë
-200g boronicë
Përgatitja
Furrën e ngrohim në 180 gradë. E lyejmë kallëpin e pjekjes, në enë të madhe i përziejmë bajamet, kripën dhe pluhurin për pjekje.
Ngadalësisht e ngrohim vajin dhe në të e shkrijmë mjaltin, më parë i shtojmë lëvozhgat e limonit si dhë lëngun e shtrydhur prej tyre.
I derdhim në enën me përbërësit tjerë dhe i shtojmë vezët e rrahura. Me kujdes i përziejmë.
E derdhim përzierjen në kallëp për pjekje dhe i pjekim për 40 minuta. E nxjerrim nga fura dhe e lëmë të ftohen për të paktën 30 minuta. Pastaj e nxjerrim nga kallëpi dhe e lëmë të ftohet tërësisht.
Pastaj, e shtrydhim lëngun e jogurtit grek dhe e përziejmë me mjaltin.
E lyejmë tortën e ftohur dhe në kremë vendosim boronicën.