Tortë me arra

spot_img

Perbersit:
– 10 vezë
– 10 lugë sheqer
– 10 lugë arra të bluara
– 8 lugë miell.

Kremi:
¤ 200 gr gjalpë të zbutu
-3 vezë
– 1 filgjan kafeje qumësht
-250 gr arra të bluara
-3 lugë miell
– 1/4 lit. qumësht
-1/4 kg sheqer
– lëng portokalli
-pak rume (mund edhe mos ti hedhesh rum fare)

Tunden te verdhet e vezëve me 10 lugë sheqer.Vecan duhet te tunden te bardhat e vezëve gjersa te fryhen dhe bashkohen me te verdhat.Kësaj masa i shtohen arrat e bluara,mielli dhe lëvorja e limonit e kaluar ne rend.Te gjitha perzihen me lugë druri derisa te krijohet një mase e njëllojt,pastaj derdhet në kallëp për tortë të lyer me yndyre dhe të permillur.Futet në furrë të nxehte me temperatur 200 grade Celcius pastaj ulet temperatura ne 170 grade C.për t’u pjekur për afro 40-45 minuta.Pas pjekjes qëndron në furre te mbyllur gjersa të ftohet.
Patishpani pritet horizontalisht ne tri pjese.(ose nga brumi i përgatitur përgatiten 3 kore patishpani)

Në fillim duhet tundur 200 gr gjalp,pastaj i shtohen 3 të verdhe të vezëve.1 filgjanë qumësht,250 gr arra të bluara dhe ne avull tunden gjersa masa të trashet.
Vecan zihet kremi me1/4 lit qumësht,3 luge miell dhe 1/4 sheqer.Sa të ftohen kremrat,bashkohen,shtohen marenga e tundur nga 3 te bardhat e vezëve,përzihen me kujdes gjersa perzierja te behet homogjene.

Koret e prera sperkaten me lëng portokalli dhe rum(nese deshironi),pastaj lyhen me krem dhe palosen njëra mbi tjetrën.Torta lyhet me të njejtin krem mbi dhe anash.Zbukurohet sipas dëshirës me flet colollate,ose mbi i hishen vetëm arra të bluara.Pasi te fotohet mire,pritet sikurse cdo tortë në pjesë të dëshiruara.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles