Tortë me arra

spot_img

arraTunden vezët me sheqer.
Shtohen arrat,mielli dhe lëvorja e limonit.
Brumi derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme. Piqet në furrë me temp.200 gradë C. Tundet gjalpi i zbutur me sheqer pluhur. Shtohen vezët një nga një duke i tundur vazhdimisht. Me masën përzihen keksat e bluar,arrat,rrushi i kulluar dhe lëngu e lëvorja e portokallit.
Të bardhat e vezëve tunden në borë të qëndrueshme. Shtohet gjysma duke e përzier,pastaj edhe gjysma tjetër dhe përzihet me kujdes,gjersa të krijohet një masë e njëllojtë.
Patishpani pritet nga të katër anët që të drejtohet dhe pritet përgjysmë vertikalisht.Korja spërkatet me rum,qumësht ose lëng portokalli,pastaj derdhet gjysma e fillit dhe lyhet mirë nga të gjitha anët. Mbulohet me pjesën tjetër të kores e cila gjithashtu lyhet mbi dhe anash.
Korja mund të pritet edhe në 4 pjesë dhe 4 koret të lyhen,në mënyrë që torta të jetë më e lartë. Torta lyhet me kremin e rrahur dhe zbukurohet sipas dëshirës në formë libri,letër dashurie etj. Pasi të ftohet mirë,pritet në pjesë katrore.

Përbëresit për patishpan:

  • 8 vezë,
  • 8 lugë sheqer,
  • 6 lugë arra të bluara,
  • 4 lugë miell,
  • Lëvore limoni.

Përbëresit për fill:

  • 300 gr keks i bluar,
  • 300 gr.arra të bluara,
  • 200 gr.rrush të tharë,
  • 250 gr.gjalpë,
  • 100 gr.sheqer pluhur,
  • 4 vezë,
  • 1 portokall,
  • 2 krem të rrahur.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles