Përbëresit:
-1/4 kg arra të bluara,
-200 gr sheqer pluhur,
-250 gr rrush i thatë (i ulur 20 minuta në rum ose ujë të nxehtë),
-4 vezë,
-2 lugë miell.
Për shërbet:
6 lugë supe sheqer,
3 lugë ujë,
1 sheqer vanileje.
Përgatitja:
Bëhet përzierja e arrave, sheqerit pluhur, rrushit dhe vezëve. Pastaj shtohet mielli dhe përzihet mirë me përbërësit. Masa e fituar derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur dhe tëhollohet në 2 centimetra trashësie.
Futet në furrë me temperaturë 180 gradë C që të piqet gjersa të marrë ngjyrë të verdhë. Ndërkohë zihet sherbeti. Sa të nxirret tepsia nga shporeti, përvëlohet ëmbëlsira me sherbet.
Pasi të ftohet, pritet në katrorë dhe shërbehet.