Tortë karamele

spot_img

Tortë karamelePërbërësit:
– 8 vezë,
– 250 gr sheqer,
– 100 gr arra të bluara,
– 3 lugë trosha të bukës,
– 5 lugë miell.
Për krem:
– 350 gr sheqer,
– 1/2 litër qumësht,
– 1 copë vanilje,
– 6 lugë miell,
– pak qumësht të ftohtë,
– 250 gr gjalpë.

Përgatitja:
Rrihen mirë të verdhat e vezëve dhe sheqeri, në të shtohen arrat e bluara, troshat e bukës, mielli dhe në fund shkuma e fortë prej të bardhave të vezëve. Masa piqet në kallëpin e lyer me yndyrë dhe miell. Torta e ftohur pritet përgjysmë dhe mbushet me krem.

Kremi:
Sheqeri digjet mirë derisa të marrë ngjyrën e arit.
Në enë të posaçme vlohet gjysmë litri qumësht bashkë me një copë vanilje dhe lihet të ftohet. Masa e hollë përgatitet me 6 lugë miell, përzihet dhe tundet me pak qumësht të ftohtë, pastaj kjo zbrazet në qumësht të ftohur dhe në fund shtohet sheqeri i djegur.
Kremi zihet derisa të mos trashet. Kur kremi ftohet në të vendoset gjalpi i rrahur, e me këtë mbushet torta dhe lyhet nga jashtë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles