Përbërësit:
-3 vezë
-200g sheqer
-1 dl. vaj
-1 dl. qumësht
-200g rogaq
-200g miell 1 pluhur për pjekje
-3 banane të shtypura
Kremi:
-180g Schmand
-200g sheqer
Glazura: 140g çokollatë 3 lugë gjelle vaj
Procedura:
1. Përziejmë vezët me sheqerin dhe pasi të trashet dhe të zbardhet, shtojmë vajin, qumështin, rogaqin dhe bananet. Përziejmë. Shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje.
2. Vendoset në furrë në temperaturë prej 160C për 50 minuta.
3. Përziejmë Schmand-in dhe sheqerin deri sa të shkrihet sheqeri. Lyejmë gjithë kekun me kremin dhe mbi ja shtojmë çokollatën e shkrirë me vajin.
Ju bëftë mirë!
Receta është publikuar nga grupin Maniakë t’Kuzhinës.