Tortë e kripur me oriz e brokoli

spot_img

Tortë e kripur me oriz e brokoliPërbërësit:

• 500 gr oriz
• 1 kokë presh
• 500 gr brokoli
• pak rigon
• pak gjalpë,
• rrush i thatë 100 gr
• 1 zarf shafran
• kripë sa duhet
• panë e freskët 100 gr
• verë e bardhë 100 gr
• djathë grana ose dhe kaçkavall sa duhet
• piper i zi sa duhet

Përgatitja:

• Pastrojmë dhe ndajmë në copa brokolin dhe i vëmë të ziejnë në një tenxhere me ujë me kripë. Duhet t’i heqim nga zjarri pa i lënë të zbuten shumë thjesht sa të marrin një valë. Lëngun e zierjes do ta ruajmë për më vonë.

• Në një tenxhere skuqim preshin në pak gjalpë. Bashkojmë orizin dhe e lëmë të thekët, duke e parfumuar më pas me rigon. Në momentin e duhur e shuajmë me ujë nga lëngu i brokolit, e lëmë të marrë valë duke e trazuar vazhdimisht.

• Kur orizi të ketë zierë bashkojmë brokolin, rrushin dhe shafranin dhe fikeni. Përziejmë masën me djathin e grirë dhe një lugë gjalpë. Lyejmë tavën e furrës me gjalpë dhe shtrojmë orizin duke e sheshuar mirë.
• E mbulojmë sipër me panna dhe djathë të grirë. Lëmë në furrë në temperaturë 180° përreth 25 min. Në 5 minutat e fundit aktivizoni grillën.
• Nxirreni nga furra,lëreni të pushojë pak dhe servireni.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles