Torte djathi me qershi

spot_img

Përbërësit:
Për bazën:
-220 gr biskota me drithëra pa sheqer ose me pak (mind të përdorni dhe corn flakes integral)
-100 gr gjalpë
-1 lugë sheqer

Për kremin:
-200 gr djath Filadelfia”
-125 gr kos natyral
-100 gr sheqer pluhur
-150 gr pana
-gjysmë gote
-lëng limoni

Për sipërfaqen:
Qershi të freskëta

Përgatitja për bazën:
Grijini biskotat imët, shtojini sheqerin, gjalpin dhe përzieni mirë. Hidheni masën në një tavë duke shtruar poshtë letër kuzhine dhe duke e ngjeshur brumin me duar. Lëreni të ftohet për gjysmë orë në frigorifer.

Përgatitja për kremin:
Në një enë hidhni të gjithë përbërësit e kremit dhe përzieni fort deri sa t’i bëni një masë të vetme homogjene, duke eliminuar krijimin e kokrrizave. Lëreni kremin të pushojë për 30 minuta në temperaturë frigoriferi dhe filloni më pas ta shtroni në tavën ku keni vendosur bazën e ëmbëlsirës. Në fund, qershitë mund t’i vendosni sipër, thjesht të përgjysmuara, duke ua hequr bërthamën ose mund të bëni me to një krem në frulator. Në të dyja rastet, ëmbëlsira është shumë e shijshme. Përpara se ta shërbeni, lëreni për 1 orë apo më tepër në frigorifer.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles