Torta Margarita | Si te gatuajme

spot_img

Nevojiten:

8 vezë,
8 lugë sheqer,
8 lugë miell,
lëvore limoni.

Kremi i parë:

300 gr arra të bluara,
1,5 dcl qumësht,
150 gr margarinë i zbutur,
5 lugë sheqer pluhur,
100 gr çokollatë ose dy lugë kakao.

Kremi i dytë:

2 dcl qumësht,
1 puding vanileje,
3 lugë sheqer,
2 sheqer vanileje,
200 gr margarinë,
3 lugë sheqer pluhur.

Përgatitja:

Përgatitet patishpani me përbërësit e sipërshënuar dhe derdhet në tepsi të shtruar me letër shporeti. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius. Pasi të piqet, përmbyset në pecetë të lagur dhe largohet letra sa është patishpani i nxehtë. Posa të ftohet, lyhet me fillin e parë i cili përgatitet duke i lagur arrat e bluara me qumësht të valë. Shtohen çokollata e shkrirë, margarina e tundur me 5 lugë sheqer pluhur, pastaj të gjitha përzihen mirë, gjersa kremi të bëhet i njëllojtë. Me kremin e përgatitur lyhet sipërfaqja e patishpanit të ftohur, mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer.

Përgatitet një puding me 2 dcl qumësht të valë dhe 3 lugë sheqer. Shtohen 3 të verdha të vezëve duke e tundur masën vazhdimisht. Veçantë tundet margarina e zbutur me 5 lugë sheqer pluhur dhe i shtohet masës së pudingut të ftohur. Të bardhat e vezëve tunden në bore të qëndrueshme, i shtohen kremit të ftohur,duke i përzier të gjitha mirë, gjersa të fitohet një krem i njëllojtë. Rolada pritet në 24 pjesë. Palosen në formë luleje në tri radhë nga 7 copa anash dhe nga një në mes. Të tri radhët lyhen me kremin e përgatitur. Në mes vihet një kapak kavanozi,që mesi të mbetet i verdhë,kurse pjesët e tjera përmbi dhe anash, lyhen me krem të rrahur të bardhë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles