Perberesit:
Për koren e tortës:
– 1 kuti masë për kore
– 200 ml ujë të nxehtë
– 100 g vaj apo margarinë
– 2 vezë
Për kremin:
– 600 ml qumësht të ftohtë
– 70 g sheqer
– 100 g çokollatë
Procedura:
Hidheni në një enë përzierjen për brumë, shtoni ujë, vaj dhe përziejeni ngadalë me mikser elektrik derisa brumi të fillojë të ndahet nga ena dhe lëreni që të ftohet, e më pas hidhni dy vezë.
Një të tretën e sasisë qiteni në kallëp të mbështjellë me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë të nxehur në temperaturë 200°C, për 20 minuta.
Në të njëjtën mënyrë piqeni edhe pjesën e dytë dhe të tretë të brumit.
Në një enë të thellë hidhni qumështin, shtoni sheqer, pluhur për krem dhe përziejeni me mikser elektrik, për 3 minuta, me shpejtësinë më të madhe. Në gjysmën e kremit hidhni çokollatën e shkrirë.
Koren e pjekur lyejeni me kremin e çokollatës, mbulojeni me koren e dytë, atë lyejeni me krem të verdhë dhe, në fund, mbulojeni me koren e tretë, të prerë.