Përbërësit:
-30 copë biskota
-150 gr. qumësht pluhur
-300 ml. qumësht
-250 gr. kos
-60 gr. pluhur kokos
-300 gr. fruta të malit
Përbërësit për shurupin:
-50 ml. qumësht kokos
-50 ml. qumësht
-2 lugë gjelle sheqer
Përgatitja:
Në një enë të thellë hedhim qumështin pluhur dhe 300 ml qumësht të thjesht ( të ftohtë ) dhe i trazojmë për rreth 5 minuta me shpejtësinë maksimale të rrahëses së vezëve. I shtoni kosin si dhe 50 gr. miell kokos dhe vazhdojmë t’i trazojmë qetësisht.
Në një enë tjetër hedhim qumësht kokos, qumësht normal , sheqer dhe vendosim biskotat për t’i lagur nga të dyja anët (por mos i lini shumë në qumësht sepse biskotat do të zbuten). Biskotat e lagura i vendosim në një tepsi dhe mbi to hedhim një shtresë kremi që kemi krijuar pak më parë dhe mbi shtresën e kremit hedhim një shtresë me frutat.
Përsërisim edhe një herë shtrimin nga fillimi (një shtresë me biskota të lagura në qumësht, një shtresë kremi dhe një shtresë me frutat) dhe e spërkasim me pluhur arre kokosi.
Ëmbëlsirën e vendosim në frigorifer për 2 orë. Pas 2 orësh ju mund ta servirni ëmbëlsirën e sapo përgatitur. Ju bëftë mirë.