Tiramisu është nje ëmbelsirë e thjeshtë dhe me shumë dashamirës, sidomos për ata që ju pelqejnë shijet ndermjet te hidhures dhe te ëmbles.
Na duhen per nje tave 20 X 30 cm, 250 gr biskota savagiar ose Di Ber(dy pako), 750 gr djath Italian Maskarpone, 250 gr sheqer pluhur, 2-4 luge kafeje liker Amareto ose lloj tjeter, 4 te verdha veze, 2 te bardhat veze, 2 luge kafeje me pluhur nes kafe ose expres, 2 luge kafeje me kakao.
Ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin deri sa te zbardhen dhe te dyfishohet masa. Shtojme djathin Maskarpone. Djathi mascarpone eshte nje djath i cili futet ne kategorite e buta te djathrave dhe perdoret kryesisht ne pasticeri. Ëmbëlsira Tiramisu ka si karakteristikë baze kete lloj djathi, ne mund ta zevendesojme edhe me krem djathi Filadelfia ose me ndonje lloj tjeter krem djathi.
Trazojme me tel mire te bashkohen elementet qe vendosem ne tas dhe shtojme likerin. Rrahim te bardhat e vezeve deri sa te fryhen dhe te behen marengë, dhe e hedhim ne tas. Trazojme me kujdes qe te mos na ulet marenga. Duhet qe ajri qe ka marenga te mbetet brenda ne kremin tone .
Tiramisu dhe biskotat
Ne nje tas tjeter kemi shkrire kafen me nje filxhan caji uje te ngrohte dhe me dy luge sheqer dhe dy luge liker. Marim biskotat nje nga nje i njomim tek lengu i kafes dhe i vendosim me rradhe ne taven qe kemi zgjedhur. Mbi shtresen e biskotave shtrojme gjysmen e kremit. Vazhdojme edhe me nje shtrese tjeter biskota dhe perfundojme lart me krem.
Hedhim kakaon ne nje kullese te vogel dhe sperkatim bukur mbi te.Ne rast se nuk duam te përdorim kakao persiper mund te marim nje cokollate dhe nga ana e holle e rendenit ta grijme dhe te bjere mbi gjithë sipërfaqen e tiramisus.
E vendosim ne frigorifer ne rruajtje per 4 orre dhe pastaj e sherbejme.
Shenim: Ka rendesi ne kete recete qe vezët te jene te freskëta,sepse nuk bëjmë ketu perpunim te nxehte dhe ka rezik sarmonele. Mund te zevendesojme vezët me 250 gram krem qumeshti te rrahur ne santigji me pak sheqer pluhur, dy luge gjelle.
Pervec biskotave mund te perdorim si baze edhe pantespanje te prere ne feta te holla ose copa keku te prera edhe keto ne feta deri 1 cm te trasha. Perpunimi pastaj njelloj si me biskotat. Tani mund ta shijoni një Tiramisu fantastike.