TIRAMISU

spot_img

Përbërësit
4 të verdha vezesh
½ filxhani çaji sheqer

1 filxhan cream mascarpon
1 e ½ filxhan me ajkë qumështi
2 filxhane kafe e zjerë pa sheqer
nje sasi numëri sipas enës biskota të gjata që ngjajnë si mafishe
kakao pudër
çokollate e grirë me thikë

Përgatitja:

Në një tenxhere me dy ndarje ( tenxhere të cilat përdoren për shkrirje ose zierje të ngadalte) ose bëni 2 tenxhere veç e veç, perzieni të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe filloni t’i perzieni ngadale derisa perzierja të ketë marrë ngjyren e verdhe disi të zbardhur.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masën hidheni në një tas të madh ku pak e nga pak mund të filloni t’i shtoni cream mascarpone, duke e përzierë lehtë. Perzierja duhet të ftohet për 8-10 min.

Në një tas tjetër, trazoni ngadalë ajken e qumështit. Me ngadalë hidheni ajken në përzierjen me vezë që përgatitet pak më parë. Më pas në kafen e ftohur zhytini një e nga një biskotat në mënyrë që të marrin pak shije por dhe të mos thermohen fare nga lëngu dhe të mos këputen.
Në fund, mund të filloni vendosjen e ëmbëlsirës në një enë ovale sepse merr formë më mirë. Në fillim vendosni një shtresë kremi, më pas një shtresë me bisokota dhe sipër i shtroni një shtresë të trashë kremi.

Siperfaqen rrafshojeni në mënyrë uniforme dhe mbulojeni enën me mbështjelles plastik ose me kapak hermetik . Embëlsira duhet të ftohet për 4-6 orë para se të shërbehet.Para së t’a shërbeni mund t’i hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa çokollate të grira holle.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles